KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFC sjell shijen e tij ikonike në Manastir

KFC sjell shijen e tij ikonike në Manastir

Specialitetet e preferuara të pulës, receta origjinale dhe një ambient modern. KFC hap dyert në Manastir, duke sjellë një destinacion të ri për adhuruesit e shijes së mirë.

Më 4 nëntor 2026, marka e njohur botërore KFC hapi restorantin e saj të ri në BLISS Mall & Retail Park në Manastir. Tashmë, qytetarët dhe vizitorët e qytetit mund të shijojnë pulën krokante dhe specialitetet e KFC-së, të përgatitura me recetën që ka fituar zemrat e konsumatorëve anembanë botës.

telegrafi.com

telegrafi.com

I konceptuar sipas dizajnit modern të KFC-së, restoranti i ri ofron një ambient mikpritës dhe të rehatshëm, ideal për një vakt të shijshëm, një pushim gjatë blerjeve apo momente të këndshme me familjen dhe miqtë.

Me restorantin e nëntë në Maqedoninë e Veriut, KFC vazhdon zgjerimin e pranisë së saj në vend, duke sjellë më pranë konsumatorëve shijen e veçantë, cilësinë dhe përvojën që e bëjnë një nga markat më të dashura në botë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.