KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Wolt vazhdon zgjerimin në Kosovë: Peja bëhet qyteti i pestë ku platforma nis operimin

Wolt vazhdon zgjerimin në Kosovë: Peja bëhet qyteti i pestë ku platforma nis operimin

Pas Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjilanit, Wolt vazhdon zgjerimin në Kosovë duke mbërritur në Pejë, qytetin e pestë ku platforma do të jetë e pranishme në më pak se dy vjet nga operimi në tregun e Kosovës.

Nga 5 nëntori 2026, qytetarët e Pejës do të mund të porosisin përmes Wolt nga mbi 80 biznese partnere, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00, me zonë të dërgesave deri në 6 kilometra.

Në një prej qyteteve më të bukura të Kosovës, rrëzë Bjeshkëve të Rugovës, ku turizmi, gastronomia dhe ndërmarrësia janë pjesë e identitetit të qytetit, motorët e kaltër të Wolt tashmë janë pjesë e përditshmërisë dhe rrugëve të Pejës.

Që nga dita e parë, në platformë do të jenë emra të njohur të bizneseve si KFC, Heb’s, Burger King, Sach Pizza, SPAR, Nona, Muzamana dhe Qebaptore Fidan Gega, së bashku me shumë biznese të tjera lokale. Lista e partnerëve pritet të vazhdojë të rritet edhe pas lansimit.

Përveç më shumë mundësive për qytetarët dhe një kanal të ri shitjeje për bizneset lokale, zgjerimi në Pejë sjell mundësi edhe për partnerët shpërndarës. Në fillim, mbi 20 partnerë shpërndarës pritet të angazhohen në qytet.

Lisandri Dragoj, Drejtori i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, thotë se zgjerimi në Pejë është një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e Wolt në Kosovë:

“Peja është një qytet me identitet të fuqishëm, me biznese aktive dhe me një kulturë të zhvilluar të gastronomisë dhe turizmit. Për ne është shumë e rëndësishme që Wolt të jetë i pranishëm edhe këtu. Po vijmë në Pejë me mbi 80 partnerë që nga dita e parë, duke u ofruar qytetarëve më shumë komoditet dhe bizneseve lokale një mënyrë të re për të arritur te klientët e tyre. Synimi ynë është që Wolt të bëhet shpejt pjesë e natyrshme e jetës së përditshme të qytetit.”

Peja bëhet kështu qyteti i pestë i Wolt në Kosovë, pas lansimit fillestar në Prishtinë dhe zgjerimit më pas në Ferizaj, Prizren dhe Gjilan. Brenda më pak se dy vitesh, platforma ka zgjeruar praninë e saj nga kryeqyteti drejt disa prej qendrave kryesore të vendit.

Zgjerimi në Pejë është pjesë e synimit të Wolt për ta bërë platformën të qasshme për sa më shumë qytetarë dhe biznese në Kosovë. Krahas restoranteve, Wolt po zhvillohet gjithnjë e më shumë si një platformë ku qytetarët mund të gjejnë edhe produkte ushqimore, farmaceutike, elektronikë, lule, produkte për kafshë dhe shumë kategori të tjera, varësisht nga oferta në secilin qytet.

Dhe nëse ngjyra e kaltër tashmë është bërë e njohur në rrugët e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjilanit, nga 5 nëntori ajo do të shihet edhe në Pejën e bukur.

Qytetarët e Pejës do të mund ta shkarkojnë aplikacionin Wolt në iOS dhe Android ose të vizitojnë Wolt për të filluar porositë.

Përdoruesit e rinj do të mund të përfitojnë edhe nga ofertat dhe zbritjet e lansimit, të përgatitura për të shënuar ardhjen e Wolt në Pejë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.