KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama dhe Spahiu mirënjohje kardiologut nga Kosova që i shpëtoi jetën 29-vjeçarit me infarkt akut

Rama dhe Spahiu mirënjohje kardiologut nga Kosova që i shpëtoi jetën 29-vjeçarit me infarkt akut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, i kanë shprehur mirënjohje kardiologut nga Kosova Dr. Gentian Mehmeti për trajtimin e suksesshëm të një rasti me sulm në zemër.

Mehmeti së bashku me kolegun e tij Dr. Donald Mançe ia kanë shpëtuar jetën një 29-vjeçari i cili kishte pësuar infarkt akut. Trajtimi është kryer në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, shkruan Gazeta Shneta.

“Kardiologjia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, ka shkruar kryeministri Rama.

“Mirëmëngjes nga Kardiologjia e QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës. Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve. Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, ka shkruar ministrja Spahiu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.