KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfirmohet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan

Konfirmohet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan

Shpërthimi i fuqishëm gjatë ditës së djeshme në një pallat në Elbasan ka shkaktuar viktimën e dytë sot më 5 nëntor.

Një 69 vjeç është viktima e dytë nga shpërthimi, në pallatin në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit.

Trupi i 69-vjeçarit është gjendur nën rrënojat e ndërtesës. Ai rezultonte i zhdukur që në momentin e shpërthimit, teksa ekipet e shpëtimit kanë kërkuar për orë të tëra për gjetjen e tij.

Siç raporton TV Klan shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe ka dyshime që në ndonjë ambient të pallatit të ketë pasur eksplozivë.

Shpërthimi ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 14:45 minuta në një pallat 5-katësh, që ndodhej në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit.

Shpërthimi, i dyshuar nga një bombol gazi, ka ndodhur në katin e tretë duke shkaktuar flakë dhe shembjen e këtij niveli të godinës. Për pasojë, gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një 82-vjeçare.

Gjithashtu, 10 persona janë paraqitur në spital për shkak të asfiksisë, mes tyre edhe fëmijë.

Shpërthimi është dëgjuar vetëm pak çaste përpara se flakët të përfshinin me shpejtësi ambientet e brendshme të banesës, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.