KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

Mbrëmë rreth orës 18:00, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, ka zhvilluar një aksion në tri qytete të vendit – Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Aksioni kishte të bënte me veprimtarinë ilegale të bixhozit.

Gazetarja e Klan Kosova, Besa Hoda, ka mësuare se në këtë aksion janë bastisur rreth 20 lokacione në tri qytetet e sipërpërmendura, ndërsa janë arrestuar edhe mbi 20 persona.

Policia i ka thënë gazetares Hoda se hetimi për këtë aksion ka nisur para një kohe dhe se janë përdorur masa të veçanta hetimore.

“Sot veç është përmbyllja e hetimeve dhe numri më i madh i vendeve të bastisura është në Suharekë”, ka thënë policia. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.