Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve tanë, të cilët përfunduan studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.
Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.
“Urime Xheto Kelmendit për diplomimin në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nikës në logjistikë, Gentri Azemit në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmanit dhe Betim Elshanit në polici ushtarake. Pas diplomimit, ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës dhe do t’i shërbejnë vendit me njohuritë e përgatitjen e fituar”, shkruan ai.
Burimi: indeksonline.net ↗

