KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Në kuadër të vizitës së punës në Berlin, Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ku u diskutuan perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet e fundit në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në qendër të bisedimeve ishte integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian, si një mekanizëm që mundëson përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset paralelisht me përmbushjen e reformave dhe avancimin drejt anëtarësimit të plotë.

Sali theksoi rëndësinë e qasjes së re të Komisionit Evropian për përgatitjen e një Bashkimi Evropian më të gjerë, duke nënvizuar nevojën që procesi i zgjerimit të jetë më dinamik, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita.

“Integrimi evropian nuk duhet të fillojë vetëm në ditën e anëtarësimit. Qytetarët dhe bizneset tona duhet t’i ndiejnë përfitimet e afrimit me Bashkimin Evropian që tani. Integrimi gradual është mundësi për ta shndërruar perspektivën evropiane në rezultate konkrete, ndërkohë që vazhdojmë me reformat e nevojshme për anëtarësim të plotë”, theksoi Sali./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.