Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është zhvilluar sonte konkursi i bukurisë “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”, ku banorët kanë pasur mundësinë të sfilojnë përpara një jurie të përzgjedhur.
Njëra prej banoreve që ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj ishte Kledja Muçaj, e cila u shfaq në bikini ngjyrë kafe.
E veshur me taka të larta, ajo sfiloi me vetëbesim, ndërsa në pah ranë linjat e saj trupore të tonifikuara, bukuria dhe flokët kaçurrela, të cilat plotësuan paraqitjen e saj në këtë mbrëmje.
Paraqitja e Kledjës ishte një prej momenteve që spikati gjatë konkursit, ku banorët patën mundësinë të shfaqnin edhe një anë tjetër të vetes, përtej debateve dhe dinamikave të zakonshme brenda shtëpisë.
Ndërkohë, Kledja ka arritur të krijojë një bazë të gjerë fansash që nga hyrja e saj në këtë format, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke fituar simpatinë e shumë ndjekësve, të cilët po e mbështesin gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

