Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë.
I ftuar në Kanal10, Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet për një garë të tillë.
Ai ka përmendur ambicien, profilin dhe programin si elemente që i konsideron të rëndësishme për kandidimin.
“Besoj që i plotësoj formalitetet dhe kushtet që i pata: ambicien, profilin e programin. Meqenëse s’jemi ende në atë fazë, por jemi në politikë për një kohë të konsiderueshme dhe kam kontributin tim, mendoj se ka ardhur koha t’i shoh mundësitë se si bashkërisht ta bëjmë LDK-në dhe Kosovën më të mirë. Mund ta thuash me zë të qartë dhe të lartë”, ka deklaruar Gashi.
Burimi: zeri.info ↗

