KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Votimet e mesmandatit, Ibrahimi: Republikanët dhe demokratët duhet ta rigjejnë vetveten (VIDEO)

Votimet e mesmandatit, Ibrahimi: Republikanët dhe demokratët duhet ta rigjejnë vetveten (VIDEO)

Politikologu Ilir Ibrahimi ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka vlerësuar se republikanët mund të distancohen nga presidenti Donald Trump.

Sipas tij, rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të ndikojnë edhe në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, pas dy vitesh, pasi republikanët mund ta shohin Trumpin si rrezik për partinë.

“Republikanët, unë besoj që do të fillojnë ta braktisin shumë shpejt presidentin Trump dhe ai do të mbetet i vetmuar, sepse ata e shohin si rrezik edhe për zgjedhjet e pas dy vitesh”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai pret që në periudhën e ardhshme të ketë kompromis ndërmjet Kongresit dhe presidencës amerikane, në mënyrë që vendi të mos përballet me bllokim institucional.

Ibrahimi ka theksuar se as demokratët nuk mund të konsiderohen pa sfida, pavarësisht rezultateve zgjedhore, pasi sipas tij, ata nuk kanë arritur të dëshmohen si një opozitë e fuqishme ndaj administratës Trump.

“Unë mendoj se të dyja partitë e kanë një sfidë përpara: republikanët duhet ta rigjejnë vetveten, por edhe demokratët po ashtu. Gjatë këtij polarizimi të skajshëm që kemi pasur në Amerikë, edhe demokratët kanë shkuar shumë kah e majta, gjë që nuk është e natyrshme për mënyrën se si është i ndërtuar shteti amerikan”, ka deklaruar Ibrahimi.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.