Zgjedhjet e djeshme të mesmandatit në ShBA sollën përmbysje në fuqinë e republikanëve në dy dhomat e Kongresit.
Se pse erdhi deri te ky rezultat, analisti Arbër Vllahiu, në Rubikon të Klan Kosova, tha se faji kryesor është i presidentit Donald Trump.
“Prej një njeri që e ka proklamuar veten si njeri të paqes, Trump u kthye në njeri të luftës. Zhvilloi disa prej atyre, ta quaj, aktiviteteve luftarake përfshirë Iranin, tensionet me Grenlandën, problemet me NATO-n, me Kanadanë, faktikisht e shndërruan në një njeri më shumë të dëmshëm edhe të luftës sesa të paqes, siç u proklamua në mandatin e parë, por edhe në fillim të të dytit”, tha Vllahiu.
Ai tha se kjo votë nuk është kundër Republikanëve, por kundër Trumpit.
Sipas tij, demokratët nuk kanë ndonjë kandidat që mund të marrë detyrën drejt zgjedhjeve të reja presidenciale.

