KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku pritet nga shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

Lushaku pritet nga shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, është pritur sot nga Thorsten Frei, Shef i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Gjermani.

Ajo njoftoi se me të biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, zhvillimet politike në vendet tona dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy grupeve tona parlamentare, atij të LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman. Shkëmbimi i përvojave parlamentare, dialogu politik dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës do të jenë në fokus të bashkëpunimit tonë.

Gjermania mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë. Miqësia jonë do të forcohet përmes bashkëpunimit konkret shtetëror, por edhe në nivel parlamentar dhe ndërmjet partive tona simotra.”

Në fund, Lushaku-Sadriu shkroi se "trashëgimia politike e Konrad Adenauerit dhe Dr. Ibrahim Rugovës mbetet frymëzim për forcimin e partneritetit tonë dhe rrugëtimin e përbashkët drejt vlerave evropiane." /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.