Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi, ka komentuar lojën e banorëve të edicionit të pestë sot në podcastin “BIG CAST” në Klan Kosova.
Ai është ndalur veçanërisht te Nichi, duke rikthyer edhe deklaratën e bërë në rrjetet sociale.
“Nichi a Snichi, se nuk pe njoh garant prishtinali… Riprogramoje lojën djalë se keq ja ke nisë”, kishte shkruar Xuxi, deklaratë të cilën e rikonfirmoi edhe gjatë bisedës në “BIG CAST”.
Duke folur për lojën e banorëve, ai theksoi se nuk mjafton vetëm të krijosh përplasje brenda shtëpisë.
“S’osht forja veç për m’u kap, se sa kanë hi”, u shpreh ai.
Xuxi tregoi gjithashtu se këtë vit po e përcjell më shumë edicionin, krahasuar me vitin e kaluar, duke komentuar edhe disa nga personazhet që janë pjesë e shtëpisë.
Deklaratat e tij dhe komentet për banorët mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

