KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Shiroka Pula theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjithashtu, ajo shprehu mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Presidentja theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen."

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.