KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kos: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin e saj për ndryshimet kushtetuese

Kos: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin e saj për ndryshimet kushtetuese

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, tha se Maqedonia e Veriut ka treguar përkushtim ndaj reformave të BE-së brenda kuadrit të agjendës së reformave, por se tani duhet të tregojë të njëjtën vendosmëri në avancimin në rrugën evropiane.

“Kushtet janë të qarta: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022.

Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Qëllimi ynë mbetet të hapim grupin e parë sapo të përmbushen kushtet. Tani i takon Maqedonisë së Veriut ta bëjë këtë”, tha Komisionerja Evropiane në një konferencë për shtyp sot.

Ndërkohë, shtoi ajo, është vënë re përparim në punën teknike mbi standardet për hapjen e Klasterit 1./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.