Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka diskutuar për strategjinë shtetërore për apelimin e vendimit dënuar të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hargreave në një postim në Facebook ka thënë se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj.
“Diskutuam për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në garantimin që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit”, ka shkruar ambasadori britanik .
Ai poashtu tha se me Konjfucën patën një diskutim të vlefshëm mbi partneritetin mes dy vendeve.

