KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti për Shqipërinë, Rama: Dera e BE-së e hapur, historia s’do na falte mbytjen në lugën e ujit të pistë

Raporti për Shqipërinë, Rama: Dera e BE-së e hapur, historia s’do na falte mbytjen në lugën e ujit të pistë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të progresit, duke thënë se vlerësimet për Shqipërinë tregojnë se është më afër se kurrë derës së BE.

Rama shprehet se ky është një moment krenarie për Shqipërinë Evropiane.

Kreu i qeverisë shqiptare ka shkruar se detyrat që presin për t’u përmbushur janë ende të shumta, ndërsa sipas tij, koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë.

“Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare.  Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë”, është shprehur Rama.

Ai ka thënë se momenti është optimal dhe se dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë.

“Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.”, ka thënë ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.