KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.

Terras mori fjalën në takimin e sotëm të Komitetin për Punë të Jashtme, ku komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, prezantoi raportin e saj për vitin 2026.

Sipas tij, paraliza institucionale i ka kushtuar Kosovës në reforma dhe përparim.

“Sipas vlerësimit tim fillestar, raporti i Komisionit Evropian për zgjerimin, që ka të bëjë me Kosovën, është mjaft i përshtatshëm. Ai pasqyron qartë fushat problematike të cilat u theksuan edhe në raportin e Parlamentit Evropian vitin e kaluar. Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur. Sot situata është përmirësuar dhe Kosova ka arritur të zgjedhë e të vërë në funksion institucionet e saj, në përputhje me kushtetutën. Ajo tashmë ka një Kuvend, qeveri dhe president funksionalë. Kjo shton shpresat për një stabilitet më të madh – diçka për të cilën vendi ka nevojë urgjente. Stabiliteti politik është thelbësor për të krijuar vrullin e nevojshëm për zbatimin e reformave. Shpresoj vërtet se, pas kësaj bllokade, Komisioni Evropian do të angazhohet në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën, duke e trajtuar atë si partner të barabartë. Duhet ta rinisim dialogun Prishtinë-Beograd. Gjithashtu, duhet të punojmë me vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës”, tha Terras.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.