KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rikthehet ‘lufta’ ndaj Man Cityt, klubet e Ligës Premier kërkojnë hetim të ri

Rikthehet ‘lufta’ ndaj Man Cityt, klubet e Ligës Premier kërkojnë hetim të ri

Disa klube të Ligës Premier po kërkojnë hapjen e një hetimi të ri ndaj financave të Manchester Cityt, me fokus periudhën pas vitit 2018.

Kjo lëvizje rrezikon të rikthejë tensionet në futbollin anglez, ndërsa klubi nga Mançesteri vazhdon të kundërshtojë gjetjet e çështjes ekzistuese financiare.

Sipas The Independent, drejtuesit e klubeve rivale vazhdojnë të kenë dyshime nëse marrëveshjet e sponsorizimit, të cilat u vunë në pikëpyetje gjatë procedurave fillestare, kanë ndryshuar pas vitit 2018.

Megjithatë, disa klube hezitojnë të nisin një tjetër betejë të gjatë ligjore, e cila mund të dëmtojë edhe më tej reputacionin e Ligës Premier.

Një hetim i mundshëm i ri përballet me vështirësi të mëdha sa i përket provave. Klubet rivale janë të shqetësuara nëse mund të sigurojnë dokumentacion të mjaftueshëm për të mbështetur akuzat e reja.

Disa drejtues e shohin gjithashtu mundësinë e veprimeve të mëtejshme si një mjet presioni në mosmarrëveshjen që po vazhdon.

Manchester City mohon çdo shkelje dhe po kundërshton gjetjet ekzistuese. Çdo hetim shtesë do të ishte i ndarë nga procedurat aktuale, ndërsa sanksionet e mundshme do të vareshin nga përfundimi i proceseve përkatëse ligjore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.