KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë

Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend, transmeton Top Channel, përcjell Klankosova.tv.

Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.