KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Abdul El-Sayed, bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan

Abdul El-Sayed, bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin e Shteteve të Bashkuara, duke shënuar histori si myslimani i parë i zgjedhur në këtë institucion.

El-Sayed mposhti kandidatin republikan Mike Rogers në zgjedhjet e mbajtura në shtetin e Michiganit, sipas projeksioneve të mediave amerikane dhe Associated Press, transmeton Zeri.info.

42-vjeçari, ish-zyrtar i shëndetit publik në Michigan, do të pasojë senatorin demokrat Gary Peters, i cili nuk kandidoi për një mandat të ri. Fitorja e tij e mban këtë ulëse në duart e demokratëve, në një garë të rëndësishme për kontrollin e Senatit amerikan.

Gjatë fushatës, El-Sayed u përqendrua në uljen e kostos së jetesës për familjet amerikane, kufizimin e ndikimit të korporatave në politikë dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor universal përmes programit “Medicare for All”.

Gara u shoqërua edhe me përplasje të ashpra politike. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe figura të tjera republikane e sulmuan kandidatin demokrat me deklarata që ai dhe demokratët i cilësuan si islamofobike. El-Sayed mohoi gjithashtu akuzat për lidhje me Vëllazërinë Myslimane.

Me këtë fitore, El-Sayed bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan, një zhvillim historik në përfaqësimin e komunitetit mysliman në politikën federale të SHBA-së. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.