KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga ylli i Barcelonës te investitori milioner, Pedri zgjeron bizneset e tij

Nga ylli i Barcelonës te investitori milioner, Pedri zgjeron bizneset e tij

Pedri po shfrytëzon suksesin në futboll për të ndërtuar një pasuri të konsiderueshme edhe jashtë fushës.

Mesfushori spanjoll ka orientuar një pjesë të fitimeve të tij drejt pronave të paluajtshme, hoteleve dhe projekteve të tjera të biznesit.

Investimi i parë i madh ishte në vendlindjen e tij, Tenerife, ku bleu një ish-manastir për rreth 2.5 milionë euro.

Projekti parashikon shndërrimin e kompleksit në një hotel rural. Më pas, ai zgjeroi aktivitetin në Madrid, duke blerë hotelin Villa de Barajas për rreth 4.2 milionë euro.

Lista nuk përfundon këtu. Futbollisti ka blerë edhe dy parcela në zonën ekskluzive të Bellamarit, në Castelldefels, me një sipërfaqe prej 3.672 metrash katrorë.

Në këtë pronë planifikon të ndërtojë një rezidencë luksoze, ndërsa kostoja e përgjithshme e projektit vlerësohet të kalojë pesë milionë euro.

Përmes kompanisë Pedrineta SL, të themeluar në vitin 2023, Pedri po organizon investimet dhe aktivitetin e tij ekonomik.

Në këtë mënyrë, talenti i Barcelonës po përgatit terrenin për një të ardhme të sigurt edhe pas përfundimit të karrierës futbollistike. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.