KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ishte duke marrë ndihmë sociale në Austri, por kosovarit i zbulohet shtëpia dhe pensioni në Kosovë – i kërkohen 9 mijë euro

Ishte duke marrë ndihmë sociale në Austri, por kosovarit i zbulohet shtëpia dhe pensioni në Kosovë – i kërkohen 9 mijë euro

Një person nga Kosova ka mbetur pa ndihmë sociale në Austri, pasi autoritetet në qytetin e Welsit kanë zbuluar se ai kishte fshehur pronën dhe të ardhurat që i posedonte në Kosovë.

Gjatë verifikimeve, zyrtarët komunalë konstatuan se personi kishte në pronësi një shtëpi në Kosovë dhe përfitonte pension, por këto nuk i kishte deklaruar pranë institucioneve austriake, ndonëse merrte ndihmë sociale.

Dyshimet lindën pasi punonjësit komunalë tentuan disa herë ta gjenin në banesën e tij në Austri, por nuk arritën ta takonin. Pas kontrolleve të mëtejshme, u zbulua pasuria dhe pensioni që ai merrte në Kosovë.

Për këtë arsye, autoritetet vendosën t’ia ndërpresin përfitimin social dhe ta raportojnë rastin tek institucionet përgjegjëse. Po ashtu, atij iu kërkua t’i kthente rreth 9 mijë euro, shumë të cilën, sipas komunës, tashmë e ka shlyer përmes pagesave me këste.

Komuna realizoi 97 kontrolle në banesat e përfituesve

Rasti është bërë publik në kuadër të raportimit të Komunës së Welsit për kontrollet ndaj përfituesve të ndihmës sociale. Deri në shtator të vitit 2026, autoritetet kishin realizuar gjithsej 97 vizita në banesat e personave që marrin këtë përkrahje financiare.

Vizitat janë kryer si në mënyrë të rastësishme, ashtu edhe pas informatave të pranuara nga qytetarët. Gjatë tyre, zyrtarët kontrollojnë nëse përfituesit jetojnë në adresat e deklaruara, si dhe verifikojnë pasurinë, të ardhurat dhe qëndrimet e mundshme për periudha të gjata jashtë Austrisë.

Komuna ka evidentuar edhe një rast tjetër, ku një person që përfitonte ndihmë sociale nuk ishte gjetur disa herë në banesën e tij. Pas hetimeve, u konstatua se ai po qëndronte për javë të tëra në Turqi. Edhe në këtë rast, shuma e ndihmës u rillogarit dhe personi u denoncua.

Kryetari i Welsit, Andreas Rabl, ka theksuar se ndihma sociale duhet të jetë në dispozicion të atyre që kanë realisht nevojë, duke paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve për të parandaluar keqpërdorimet.

Sipas komunës, këto masa synojnë të sigurojnë që fondet publike të shfrytëzohen vetëm nga personat që i plotësojnë kushtet ligjore për përfitim./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.