KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale

Akil Varfi është shpallur nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 si konkurrenti më i votuar për të mos arritur në finale.

Pas këtij rezultati, banori ka reaguar duke komentuar votat që mori nga bashkëbanorët, ndërsa u shpreh se ky vendim nuk e ka demotivuar, përkundrazi, i ka dhënë edhe më shumë shtysë për të vazhduar garën.

“Në një mënyrë më ka motivuar kjo”, deklaroi Akili pas publikimit të votave.

Foto: Screenshot/YouTube

Që prej hyrjes në shtëpi, ka pasur përplasje dhe debate me pothuajse të gjithë banorët, duke krijuar disa situata të tensionuara gjatë qëndrimit të tij në lojë.

Ky votim ishte pjesë e një sfide të organizuar nga Vëllai i Madh, përmes së cilës banorët duhej të shprehnin se cilin prej konkurrentëve e shohin më pak të mundshëm për të arritur në finale.

Megjithatë, duke qenë se gara sapo ka nisur, mbetet të shihet nëse ky rezultat do të ndikojë në raportet mes banorëve dhe në mënyrën se si Akili do ta vazhdojë lojën.

Duhet theksuar se ky edicion ka nisur me përplasje të mëdha, mospajtime e debate të ashpra. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.