KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Identiteti Elektronik tashmë është në Platformën eKosova, ja si mund ta bëni

Identiteti Elektronik tashmë është në Platformën eKosova, ja si mund ta bëni

Platforma eKosova ka bërë të ditur se Identiteti Elektronik (eID) tashmë është integruar në Platformën eKosova!

Në njoftim thuhet se eKosova po vazhdon të zgjerojë mundësitë e shërbimeve digjitale, duke sjellë zgjidhje të reja që synojnë ta bëjnë ndërveprimin e qytetarëve dhe bizneseve me institucionet publike më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt.

“Përmes eID-së, të integruar në Kuletën Digjitale të Kosovës, përdoruesit mund të kyçen në llogaritë e tyre në eKosova pa pasur nevojë të përdorin fjalëkalimin. Ky mekanizëm mundëson identifikim dhe autentikim elektronik të sigurt, duke ofruar një mënyrë moderne dhe më praktike të qasjes në shërbimet digjitale.

Kjo risi paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të identitetit digjital dhe forcimit të sigurisë gjatë përdorimit të shërbimeve elektronike. Njëkohësisht, eID kontribuon në thjeshtimin e proceseve të kyçjes, duke reduktuar varësinë nga fjalëkalimet dhe duke krijuar përvojë më të lehtë për përdoruesit”, thuhet në njoftim.

Nënshkrimi elektronik – një mundësi e re në shërbimet e eKosova

Përveç kyçjes pa fjalëkalim, integrimi i eID-së mundëson edhe përdorimin e nënshkrimit elektronik në kuadër të shërbimeve të platformës.

Tashmë, gjatë aplikimit për regjistrimin e një biznesi të ri në eKosova, aplikuesit kanë mundësinë t’i nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për procedura fizike të nënshkrimit.

“Ky është një nga përdorimet e para konkrete të nënshkrimit elektronik në platformën eKosova dhe një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të proceseve administrative. Përmes kësaj mundësie, synohet të reduktohet nevoja për dokumentacion fizik, të shkurtohet koha e përfundimit të procedurave dhe të lehtësohet qasja në shërbime për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në njoftim.

eKosova thekson se integrimi i eID-së krijon bazën për zgjerimin e përdorimit të identitetit dhe nënshkrimit elektronik edhe në shërbime të tjera të platformës eKosova.

“Në vazhdim, kjo mundësi do të shtrihet gradualisht në shërbime të reja, duke synuar që gjithnjë e më shumë procese administrative të realizohen në mënyrë tërësisht elektronike, nga identifikimi dhe aplikimi deri te nënshkrimi dhe përfundimi i shërbimit”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.