KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn, në kuadër të takimeve që po zhvillon gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin.

Përmes një postimi në Facebook,, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, transmeton Klankosova.tv.

Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit, ministri gjerman Florian Hahn ka shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.