Një udhëtim muzikor nga periudha e Barokut deri te krijimtaria bashkëkohore do të prezantohet sot, nga ora 14:00, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Programi sjell një përzgjedhje të larmishme veprash nga kompozitorë të njohur të muzikës klasike dhe bashkëkohore, si Johan Halvorsen, W. A. Mozart, Béla Bartók, C. M. von Weber, Karl Jenkins dhe Vittorio Monti, si dhe një vepër të kompozitorit Leutrim Sahiti.
Në këtë koncert do të interpretojnë: Fisnik Shkodra, Ardit Ibrahimi, Adis Kurtaj dhe Blendi Axhillari.
Përmes këtij programi, paraqiten stile dhe periudha të ndryshme muzikore, në një takim që ndërthur traditën klasike me tingujt e muzikës bashkëkohore. /KlanKosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

