KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Onkologjia njofton se bari Keytruda është në dispozicion, por vetëm për pacientët me kancer të mushkërive

Onkologjia njofton se bari Keytruda është në dispozicion, por vetëm për pacientët me kancer të mushkërive

Klinika e Onkologjisë ka njoftuar se aktualisht ka furnizim të rregullt me barin imunoterapeutik Keytruda (Pembrolizumab), duke sqaruar se ky medikament u ofrohet pacientëve vetëm sipas indikacioneve të përcaktuara në Listën e Barnave Esenciale.

Sipas njoftimit të Klinikës, terapia aktualisht mbulohet për pacientët me kancer të mushkërive, me nivel të PD-L1 mbi 10 për qind, në kombinim me kimioterapi, si dhe për pacientët me melanomë malinje të stadit III, transmeton Zeri.info.

Duke iu referuar rastit të një pacienteje me kancer të qafës së mitrës, për të cilën është kërkuar informacion dhe rasti është bërë publik në media, Klinika ka sqaruar se ajo fillimisht ishte trajtuar me rrezatim dhe kimioterapi, por pas një periudhe sëmundja kishte përparuar dhe ishin shfaqur metastaza.

Pas vazhdimit të kimioterapisë dhe përparimit të mëtejshëm të sëmundjes, pacientja iu nënshtrua testimit për PD-L1 dhe, pas vlerësimit mjekësor, iu propozua një linjë tjetër trajtimi, që përfshinte kombinimin e kimioterapisë me imunoterapinë Pembrolizumab.

Sipas Klinikës, përjashtuar Pembrolizumabin, barnat e tjera të këtij kombinimi janë përshkruar dhe janë marrë në Klinikën e Onkologjisë. Pacientes i janë shpjeguar mundësitë e trajtimit dhe i është bërë e ditur se Pembrolizumabin duhet ta sigurojë vetë.

Me pëlqimin e saj, pacientja ka vendosur ta fillojë këtë trajtim dhe i ka siguruar vetë barnat për dy ciklet e para. Megjithatë, pas këtyre dy cikleve, sëmundja ka vazhduar të përparojë, për çka ajo aktualisht është vendosur në trajtim paliativ me rrezatim.

Në sqarimin e saj, Klinika e Onkologjisë thekson se mosmbulimi i këtij indikacioni nga Lista e Barnave Esenciale nuk nënkupton mungesë të medikamentit në Klinikë.

"Klinika e Onkologjisë ka pasur furnizim me Pembrolizumab dhe të gjithë pacientët që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në LBE e kanë marrë terapinë pa pasur mungesë të këtij medikamenti", thuhet në njoftim. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.