KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama nxjerr sërish tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Rama nxjerr sërish tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje të tryezës së gurtë gjashtëkëndore, të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën qëndrojnë letra me mbishkrimin “Dialog”.

Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë, studentët kanë refuzuar të ulen në bisedime, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra.

Protestat kanë nisur më 13 tetor, fillimisht para Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas janë zgjeruar me pjesëmarrjen e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të tjerë.

Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

Rama ka deklaruar më herët se qeveria është e gatshme të shqyrtojë propozimet dhe shqetësimet e studentëve, por deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për nisjen e dialogut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.