Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar dhe përcjellë gjatë rrugës një grua.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 19:00, raporton lajmi.net
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim”./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

