Një person është arrestuar nga Policia për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, pasi që i njëjti dyshohet se me veturë të tij e ka goditur një person tjetër në Drenas, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, si pasojë e goditjes nga vetura, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare (QKUK), i cili më pas është liruar për në shtëpi.
Siç bën të ditur Policia, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gllogoc 03.11.2026-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje. /Zëri

