Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit

    January 9, 2026

    Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

    January 9, 2026

    Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit
    • Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim
    • Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës
    • Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person
    • Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?
    • Politikanes në Honduras i plas pajisja shpërthyese në kokë gjatë intervistës për media
    • Vërshimet nga reshjet e shiut, Idrizi: Ndërhyrjet në lumenj dhe kanale kanë ulur ndjeshëm rrezikun në Vushtrri
    • Aksident mes trenit dhe një veture, lëndohen tre persona në Grabovc të Poshtëm
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Mickoski: Nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh

    Mickoski: Nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Hristijan mickoski 2 Mins Read
    Mickoski: Nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh
    Mickoski: Nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me qëllim hapjen e një dialogu për çështjet kyçe politike, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh.

    Sipas paralajmërimeve, takimi do të mbahej brenda shtatë deri në dhjetë ditë, para nisjes së tij drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa fokusi do të vihej në sigurimin e konsensusit për ligjet reformuese dhe mundësinë e shfuqizimit të qeverisë teknike.

    Në intervistën e Krishtlindjes për TV Alfa, Mickoski shprehu pritjen që të gjithë liderët e koalicioneve parlamentare ta pranojnë ftesën, duke theksuar se rendi i ditës mund të plotësohet dhe zgjerohet edhe me propozime nga pjesëmarrësit.

    Kryeministri theksoi se për çështjet me rëndësi thelbësore për shtetin është i domosdoshëm një marrëveshje më e gjerë politike, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian.

    “Të bisedojmë për Avokatin e Shtetit dhe për të gjitha temat e tjera. Të tregojmë pjekuri politike kur para nesh qëndron qëllimi – anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Për ligjet tashmë ka mendime pozitive edhe nga Komisioni i Venecias edhe nga Zyra e Komisionit Evropian, prandaj nuk ka arsye të mos ulemi dhe të bisedojmë hapur”, theksoi Mickoski.

    Sa i përket qeverisë teknike, ai rikujtoi se edhe përfaqësues të LSDM-së para zgjedhjeve të fundit kishin shprehur qëndrimin se ajo nuk është më e nevojshme. Sipas tij, qeveria aktuale tregon një përfshirje më të madhe, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në një periudhë kur po zbatohen reforma thelbësore të sistemit politik dhe reforma që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE, për një pjesë të të cilave është i domosdoshëm konsensusi.

    “Para zgjedhjeve, udhëheqja e LSDM-së thoshte se ishte për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndaj mbetet të shihet nëse do të qëndrojnë në atë qëndrim. Nuk do të doja të hynim në këto ndryshime pa një marrëveshje të gjerë, sepse mendoj se ndryshimet në sistemin politik duhet të miratohen me konsensus. Nëse ekziston pajtimi se qeveria teknike e pengon sistemin dhe hap dilema kushtetuese, atëherë duhet t’i bëjmë këto ndryshime së bashku”, tha kryeministri Mickoski.

    TË TJERA

    Mickoski nuk do t’i kërkojë falje Ristoskës, Qeveria: Në intervistë nuk është përmendur emri i saj

    Mickoski: Kemi shumicë për ta shfuqizuar qeverinë teknike

    Mickoski: Bullgaria kërkon ridefinim të plotë të indentitetit maqedonas

    Mickoski: Inflacioni do të jetë diku 4% në nivel vjetor

    Mickoski: Qeveria e kaluar hyri në një aventurë, e bllokoi procesin eurointegrues të vendit

    Mickoski: Jemi afër marrëveshjes me investitorin, që Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës

    Mickoski: Mbështesim operacionin anti-narkotik në Venezuelë, qëndrojmë krah SHBA-ve

    LEXO GJITHASHTU

    “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit

    January 9, 2026

    Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

    January 9, 2026

    Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës

    January 9, 2026

    Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?

    January 9, 2026

    Politikanes në Honduras i plas pajisja shpërthyese në kokë gjatë intervistës për media

    January 9, 2026

    Vërshimet nga reshjet e shiut, Idrizi: Ndërhyrjet në lumenj dhe kanale kanë ulur ndjeshëm rrezikun në Vushtrri

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.