KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Demokrati Hakeem Jeffries drejt historisë, pritet të bëhet kryetari i parë me ngjyrë i Kongresit amerikan

Demokrati Hakeem Jeffries drejt historisë, pritet të bëhet kryetari i parë me ngjyrë i Kongresit amerikan

Demokratët pritet të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, sipas projeksioneve të CNN-it, duke i hapur rrugën kongresistit Hakeem Jeffries që të bëhet kryetari i parë me ngjyrë i këtij institucioni.

Jeffries, 56 vjeç, nuk do ta marrë zyrtarisht këtë detyrë deri më 3 janar. Deri atëherë, ai duhet të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të kongresistëve të rinj demokratë, si nga krahu progresist, ashtu edhe nga ai i moderuar.

Brenda partisë ka pak dyshime se Jeffries do të jetë figura që do t’i prijë demokratëve në dy vitet e fundit të mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai sapo është rizgjedhur për mandatin e tij të tetë në Kongresin amerikan dhe ka ngritur shpejt pozitat brenda strukturave drejtuese të demokratëve, duke siguruar mbështetje edhe nga grupi i fuqishëm i kongresistëve me ngjyrë.

Jeffries ka theksuar vazhdimisht rëndësinë historike të distriktit që përfaqëson, disa lagje të të cilit dikur përfaqësoheshin nga Shirley Chisholm, gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur në Kongresin amerikan.

Kur u zgjodh udhëheqës i demokratëve në vitin 2022, Jeffries u bë afrikano-amerikani i parë që drejtoi një nga dy partitë kryesore në cilëndo dhomë të Kongresit.

Ai atëkohë kujtoi Chisholmin, duke thënë se suksesi i tij ishte ndërtuar mbi trashëgiminë e saj dhe të figurave të tjera të lëvizjes për të drejtat civile. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.