Demokrati Roy Cooper ka fituar garën për Senatin amerikan në Karolinën e Veriut, duke mposhtur kandidatin republikan Michael Whatley, sipas projeksionit të rrjetit NBC News.
Kjo është ulësja e parë në Senat që kalon nga republikanët te demokratët gjatë kësaj nate zgjedhore, raporton skynews.
Fitorja e Cooperit përbën një hap të rëndësishëm për demokratët në përpjekjen e tyre për të marrë kontrollin e Senatit amerikan.
Për të siguruar shumicën prej 51 ulësesh në këtë institucion me 100 anëtarë, ata duhet t’i mbajnë të gjitha ulëset që aktualisht i kanë dhe të fitojnë edhe katër të tjera nga 35 ulëset që janë në garë.
Marrja e shumicës në Senat do t’ua mundësonte demokratëve të kishin ndikim më të madh në procesin legjislativ dhe t’ia vështirësonin presidentit amerikan, Donald Trump zbatimin e agjendës së tij politike.
Një Senat i kontrolluar nga demokratët do të mund të pengonte ose vononte miratimin e nismave dhe emërimeve të administratës së tij. /Telegrafi/

