Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

    January 9, 2026

    Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës

    January 9, 2026

    Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim
    • Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës
    • Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person
    • Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?
    • Politikanes në Honduras i plas pajisja shpërthyese në kokë gjatë intervistës për media
    • Vërshimet nga reshjet e shiut, Idrizi: Ndërhyrjet në lumenj dhe kanale kanë ulur ndjeshëm rrezikun në Vushtrri
    • Aksident mes trenit dhe një veture, lëndohen tre persona në Grabovc të Poshtëm
    • A është Xavi zgjidhja që i duhet Unitedit? Romano zbulon të gjitha detajet
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Ku është Mërgim Berisha?

    Ku është Mërgim Berisha?

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Mërgim berisha 3 Mins Read
    Ku është Mërgim Berisha?
    Ku është Mërgim Berisha?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në moshën 27-vjeçare, Mërgim Berisha do të pritej të ndodhej në kulmin e karrierës së tij, duke shfaqur potencialin që kishte treguar që në vitet e para të zhvillimit si futbollist. Megjithatë, si shumë talente të rinj, pritshmëritë për të kanë qenë më të mëdha se arritjet reale deri më tani.

    I lindur në Gjermani, Berisha filloi karrierën e tij te Bischofsëiesen, por shumë shpejt kaloi në Austri, ku u rrit dhe zhvillua profesionalisht te Red Bull Salzburg. Gjatë këtyre viteve pati huazime te LASK dhe Altach në Austri, si dhe te Magdeburg në Gjermani.

    Në shtator 2021 ai bëri një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar te Fenerbahçe në Turqi. Pas një viti aty, u huazua tek Augsburg në Bundesligë, dhe më 2 korrik 2023 klubi gjerman bleu kartonin e tij për 4 milionë euro, për ta shitur më pas më 30 gusht te Hoffenheim për 14 milionë euro. Në janar të vitit të kaluar, ai u huazua sërish te Augsburg, huazimi i të cilit përfundoi më 30 qershor.

    Sot, Berisha është pjesë e Hoffenheimit, ku luajnë edhe tre reprezentues të Kosovës: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albion Hajdari. Sulmuesi ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor 2027, por kjo nuk e ka penguar mungesën e tij të vazhdueshme në fushë. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, dhe nuk është grumbulluar asnjëherë. Ndeshja e fundit që zhvilloi ishte më 20 prill 2025 për Augsburgun kundër Eintracht Frankfurtit, ndërsa goli i fundit për Hoffenheimin daton më 14 shtator 2024.

    “Para një viti, Augsburgu e huazoi Mërgim Berishën nga Hoffenheimi. Sulmuesi u bë lojtar reprezentues tek Augsburgu, por asnjëherë vërtet nuk u stabilizua te Hoffenheimi më pas. Periudha e tij e dytë tek Augsburgu po ashtu përfundoi me dëshpërim. Pas disa lëndimeve, Berisha nuk u rikuperua asnjëherë plotësisht dhe mbeti në hije. Palët ndanë rrugën sërish në verë”, ka shkruar medium gjerman Augsburger Allgemeine.

    Ndërkohë, Augsburg ka huazuar sulmuesin 31-vjeçar Michael Gregoritsch, duke lënë të kuptohet se Berisha nuk do të rikthehet te klubi gjerman.

    Në aspektin ndërkombëtar, Berisha pati sukses të madh me Gjermaninë U21, duke fituar titullin e Evropës në këtë grupmoshë në 2021. Në mars 2023, ai luajti dy miqësore për ekipin A të Gjermanisë kundër Perusë dhe Belgjikës, por më pas nuk u ftuar më.

    Kosova e ka pasur interesimin për Berishën për vite me radhë, por sulmuesi ka synuar të luajë për Gjermaninë. Menaxheri i Federatës së Kosovës, Bajram Shala, ka komentuar për këtë situatë:

    “Mërgim Berishën e kemi pritur për katër vjet dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht me të, duke i ofruar gjithçka që mund t’i ofrohet. Por, nëse ëndrra e tij ka qenë të luajë me Gjermaninë, po i realizohet tani. Edhe Mërgim Berisha dhe shumë lojtarë që kanë zgjedhur Zvicrën tash, Kosovën po e përdorin për të bërë presion te federatat e tjera për t’i ftuar”.

    Duke qenë se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me ekipin A të Gjermanisë, Berisha ka ende mundësinë e ndryshimit të përfaqësueses, por duket se rruga për t’u afruar me Kosovën është e vështirë, për shkak të konkurrencës në sulm dhe qasjes së lojtarit./Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

    January 9, 2026

    Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës

    January 9, 2026

    Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person

    January 9, 2026

    Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Politikanes në Honduras i plas pajisja shpërthyese në kokë gjatë intervistës për media

    January 9, 2026

    Vërshimet nga reshjet e shiut, Idrizi: Ndërhyrjet në lumenj dhe kanale kanë ulur ndjeshëm rrezikun në Vushtrri

    January 9, 2026

    Aksident mes trenit dhe një veture, lëndohen tre persona në Grabovc të Poshtëm

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.