KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Remi: S’kam hequr dorë nga bashkëpunimi me VV-në, me strategji shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq të Speciales

Remi: S’kam hequr dorë nga bashkëpunimi me VV-në, me strategji shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq të Speciales

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga bashkëpunimi i mëtejshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), me qëllim të kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Speciale.

Mustafa ka thënë se përmes një strategjie shtetërore synojnë ta rrëzojnë atë që e cilësoi si vendim të keq, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë përtej nevojës për Gjykatën Speciale.

“Me strategjinë shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq. Nuk kam hequr dorë nga bashkëpunimi i mëtejshëm me LVV-në, që ta çojmë deri në vend e të ecim edhe përtej nevojës për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Mustafa në Pressing.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.