KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Aït-Nouri mund të largohet nga City, Manchester United synon transferimin e tij

Aït-Nouri mund të largohet nga City, Manchester United synon transferimin e tij

Rayan Aït-Nouri pritet të jetë një nga emrat për t’u përcjellë me vëmendje gjatë afatit kalimtar të janarit. Mbrojtësi i majtë algjerian është i hapur për t’u larguar nga Manchester City, ndërsa interesim konkret për shërbimet e tij ka shfaqur rivali lokal, Manchester United.

Sipas raportimit të “Sky Sport Deutschland”, United dëshiron ta transferojë 25-vjeçarin, ndërsa kushtet personale nuk përbëjnë problem për arritjen e një marrëveshjeje me futbollistin.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet marrëdhënia mes dy klubeve rivale të Manchesterit, pasi një transferim i drejtpërdrejtë nga City te United nuk pritet të jetë i lehtë. Ndërkohë, kampi i Aït-Nourit po shqyrton aktualisht tregun për të gjetur opsionet e mundshme për të ardhmen e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.