KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mjekët e rinj: Lypin stazh me pagesë, duan edhe dinjitet (VIDEO)

Mjekët e rinj: Lypin stazh me pagesë, duan edhe dinjitet (VIDEO)

“Të qëndroj, apo të ikë”, kjo është dilema e qindra mjekëve të rinj të Republikës.

Dhe, duke mos dashur që ta lëshojnë atdheun e të kontribuojnë në vendin e tyre, mantelbardhët e rinj kanë disa kërkesa për shtetin.

Stazhin profesional pas studimeve e duan me pagesë sa rroga minimale në sektorin publik.

Besfort Rrecaj, i cili është në prag të diplomimit për ta fituar titullin doktor i Mjekësisë, thotë se edhe kjo periudhë pas studimeve vazhdon të jetë barrë për familjet e tyre.

Pos këtyre, kërkesa tjera kanë edhe hapjen e konkurseve të rregullta të specializimit dhe me vlerësim transparent për secilin kriter si dhe një strategji kombëtare për punësim si mjek të rinj në kujdesin parësor.

Pas shumë presioneve mediale dhe jo vetëm, tashmë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija do t’i takojë më 13 nëntor lidhur me çështjet e ngritura.

E nëse këto kërkesa bëhen të realizueshme, atëherë gjeneratat e reja të studentëve të fushës së mjekësisë do t’i përfitojnë këto standarde të reja, siç thonë të dinjitetshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.