KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Gjesti i Ludo Lee ndaj Elijonës – familja me reagim të fortë

Gjesti i Ludo Lee ndaj Elijonës – familja me reagim të fortë

Familja dhe menaxhmenti i Elijona Binakajt kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, pas disa situatave të tensionuara brenda shtëpisë së Big Brother, që sipas tyre kanë shkaktuar pasoja emocionale dhe psikologjike tek banorja.

Ky reagim vjen për të treguar qartë se disa nga veprimet dhe fjalët e përdorura brenda shtëpisë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet normalizuar.

Në postimin e tyre, familja thekson se ka qëndruar në heshtje në shumë raste, por kur një situatë tejkalon çdo kufi.

Ata kritikojnë qasjen e Ludos ndaj Elijonës, duke e cilësuar si të papranueshme dhe shqetësuese, pasi krijon presion emocional dhe tejkalon kufijtë e respektit që çdo person meriton.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Deklaratë e papranueshme në Big Brother Ne, familja dhe managementi, kemi heshtur në shumë raste kur Elijona ka pasur pasoja të mëdha emocionale dhe psikologjike brenda shtëpisë.

Por kur një situatë kalon çdo kufi, dikur bëhet BOLL.

STOP DHUNËS.

Qasja e Ludos ndaj Elijonës në këto video është jo në rregull dhe nuk duhet normalizuar.

Sjellja dhe mënyra e komunikimit tejkalojnë kufijtë e respektit dhe krijojnë presion emocional që askush nuk meriton ta përjetojë – as në shtëpi, as jashtë saj.Kjo nuk është metaforë, nuk është shaka dhe nuk është debat.

Kjo është gjuhë e dhunës ekstreme, kërcënuese dhe plotësisht e papranueshme, pavarësisht kontekstit apo emocioneve të momentit.

Asnjë lojë, asnjë konflikt dhe asnjë format televiziv nuk e justifikon thirrjen për dhunë fizike apo vdekje ndaj një personi.

Thirrje për audiencën dhe produksionin: Këto deklarata duhet të adresohen seriozisht, sepse fjala ka peshë dhe pasojat janë reale”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.