KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rama takon Rutten në Bruksel, flasin për sektorin e mbrojtjes të Shqipërisë dhe për situatën në Ballkan

Rama takon Rutten në Bruksel, flasin për sektorin e mbrojtjes të Shqipërisë dhe për situatën në Ballkan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Rama e quajti Rutten si njohës të spikatur i Evropës, vëzhgues të vëmendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës të hapur të Shqipërisë.

“Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkroi Rama në Facebook.

Në ndërkohë, edhe vetë Sekretari Rutte shkroi në X për takimin me Ramën.

“E prita me kënaqësi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në selinë e NATO-s sot. Patëm një bisedë të mirë për investimet në mbrojtje, për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjet e Aleatëve ndaj Ukrainës”, tha Rutte.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.