KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja

Një debat i tensionuar është zhvilluar gjatë ditës së sotme mes Anjezës dhe Zojës, ku dy banoret janë përfshirë në një diskutim me tone të ashpra, duke shkëmbyer deklarata dhe replika ndaj njëra-tjetrës.

Ndonëse nuk dihet saktësisht se si nisi e gjithë përplasja, nga pamjet e publikuara vërehet se diskutimi mes tyre është shoqëruar me tensione dhe komente ironike.

Gjatë debatit, Anjeza i drejtoi Zojës një pyetje lidhur me rrugëtimin e saj professional.

“Prej shkencave politike je bo gazetare, ma shpjego?”, ishte pyetja që i bëri Anjeza, Zojës.

Kjo e fundit më pas i ktheu një përgjigje që kishte të bënte me formatin e Big Brother VIP Kosova.

“Nëse ti ke ardhë në Big edhe ke apliku, e ke nënshkru kontratën edhe shefin se ke pa”, i ktheu Zoja përgjigjen.

Ndërkaq, Anjeza reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e pyetur:

“A duhet me apliku për Big?”.

Por, kjo nuk ishte e vetmja përplasje mes tyre. Në një video tjetër, e cila duket se pasqyron momentet e para të tensionimit të situatës, Anjeza dëgjohet duke i kërkuar Zojës që të mos ia drejtojë gishtin gjatë diskutimit.

“Mos ma drejto mua gishtin, largoma, shko merr lavdata te drejtori për redaktime. Sepse je shumë e aftë, je shumë e aftë”, i tha Anjeza.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.