KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Opera e Kosovës feston 5-vjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

Opera e Kosovës feston 5-vjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

Opera e Kosovës do të shënojë 5-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të veçantë artistike, të titulluar “OPERA GALA”, e cila do të sjellë në skenë muzikë, emocione dhe interpretime të veçanta operistike.

E ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi, një nga artistet më të afirmuara shqiptare në skenën ndërkombëtare të operës.

Ajo do të interpretojë e shoqëruar nga Orkestra e Operës së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit italian, Carlo Goldstein.

Goldstein ka një karrierë ndërkombëtare në repertorin operistik dhe atë simfonik, me angazhime në institucione të njohura muzikore, përfshirë Teatro La Fenice në Venedik, Sydney Opera House dhe Vienna Volksoper, ku ka shërbyer si dirigjent kryesor i ftuar.

“OPERA GALA” mbahet më 19 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Klan Arena, në Prishtinë. /KlanKosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.