KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

KDTP reagon ndaj “Big Brother VIP Kosova 5” për gjuhën fyese ndaj identitetit dhe kulturës turke

KDTP reagon ndaj “Big Brother VIP Kosova 5” për gjuhën fyese ndaj identitetit dhe kulturës turke

Dega e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prishtinë ka reaguar ndaj disa shprehjeve fyese të përdorura në një program garues të transmetuar në televizionin Klan Kosova.

Në reagimin e saj me shkrim, KDTP ka theksuar se është e papranueshme që identiteti dhe kultura turke të bëhen objekt i gjuhës fyese gjatë një debati mes dy konkurrentëve, transmeton lajmi.net.

Sipas KDTP-së, deklaratat e tilla dëmtojnë bashkëjetesën dhe paqen sociale, ndërsa mund të sjellin edhe përgjegjësi ligjore.

Partia ka vlerësuar se serioziteti i rastit shtohet edhe më shumë për faktin se këto shprehje transmetohen drejtpërdrejt para një audience të gjerë.

Në fund, Dega e KDTP-së në Prishtinë i ka bërë thirrje menaxhmentit të Klan Kosovës që të kërkojë menjëherë falje publike dhe të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj konkurrentit në fjalë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.