KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur programin më të madh të monitorimit të zgjedhjeve në historinë e vendit, në kuadër të zgjedhjeve të këtij viti për Kongresin.

Rreth 1,000 vëzhgues janë angazhuar në qendrat e votimit në të 50 shtetet amerikane, një numër dukshëm më i lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 ishin angazhuar 289 vëzhgues, ndërsa gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 ky numër kishte arritur në 714.

Detyra e tyre është të monitorojnë procesin e votimit dhe të sigurohen se ai zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi. Kjo përfshin respektimin e Ligjit për të Drejtat e Votimit (Voting Rights Act), i cili ndalon diskriminimin racor gjatë votimit, si dhe të Ligjit për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara (Americans with Disabilities Act).

Vëzhguesit zakonisht qëndrojnë jashtë qendrave të votimit dhe mund të komunikojnë me votuesit vetëm pasi ata ta kenë përfunduar procesin e votimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.