KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku ishte i ftuar si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”.

Në këtë panel, Maqedonci diskutoi së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë mbi kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve strategjikë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e vigjilencës, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si elemente kyçe për parandalimin e kërcënimeve dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në Evropë.

"Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë", ka shkruar ministri në Facebook./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.