KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për barazinë gjinore dhe lirinë e medias

Haxhiu takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për barazinë gjinore dhe lirinë e medias

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi institucionale dhe shoqërore.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore.

Vëmendje e veçantë, sipas saj, i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore, si dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

"Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave", ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se me ambasadorin McGurk kanë diskutuar edhe për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje në këto fusha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.