KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës jep detaje për operacionin me EUROPOL-in, tre të arrestuar

Policia e Kosovës jep detaje për operacionin me EUROPOL-in, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në kuadër të një aksioni ndërkombëtar kundër mashtrimeve përmes platformave të rreme të investimeve.

Sipas policisë, operacioni është zhvilluar në pesë lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, me urdhër të saj dhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Të arrestuarit me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z. dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit të organizuar kriminal, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik, transmeton Zeri.info.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar përkohësisht vetura, telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sipas hetimeve, personat e përfshirë dyshohet se paraqiteshin si agjentë ose ndërmjetës financiarë dhe mashtronin qytetarë, kryesisht nga vendet gjermanishtfolëse, duke i bindur të transferonin para për investime të pretenduara në instrumente financiare dhe kriptovaluta.

Fitimet e paraqitura në platformat online dyshohet se ishin fiktive, ndërsa paratë e transferuara nuk investoheshin sipas premtimeve të dhëna.

Aksioni në Kosovë është pjesë e një operacioni ndërkombëtar, gjatë të cilit kontrolle janë zhvilluar edhe në Shqipëri, Qipro, Izrael, Finlandë dhe Maqedoni të Veriut.

Në operacionin në Kosovë kanë marrë pjesë përfaqësues të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, si dhe prokurorë e hetues nga Gjermania dhe ekspertë të krimeve kibernetike nga Europol. Bashkëpunimi ndërkombëtar është lehtësuar nga Eurojust.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar dhe gjurmimin e pasurisë që mund të ketë prejardhje nga veprimtaria e paligjshme. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.