KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbyllen mbi 100 faqe të lojërave të fatit online në Maqedoninë e Veriut

Mbyllen mbi 100 faqe të lojërave të fatit online në Maqedoninë e Veriut

104 faqe që ofrojnë lojëra të fatit online do të bllokohen në Maqedoninë e Veriut.

Vendimin e ka marrë Ministria e Transformimit Digjital, duke e çuar në 462 numrin e përgjithshëm të adresave të internetit të bllokuar deri më tani.

Urdhri për bllokimin i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila duhet t’ua përcjellë atë të gjithë operatorëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike brenda pesë ditëve.

Operatorët nga ana tjetër janë detyruar të kufizojnë menjëherë qasjen në domenët e sanksionuar.

Përdoruesit që tentojnë t’i vizitojnë ato do të njoftohen përmes një mesazhi zyrtar për arsyen e bllokimit, raporton AlsatM, transmeton Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.