KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Haaland largohet nga Man City? Babai i sulmuesit nuk e përjashton një gjë të tillë

Haaland largohet nga Man City? Babai i sulmuesit nuk e përjashton një gjë të tillë

Erling Haaland është gjithnjë e më shumë ylli i Manchester Cityt, veçanërisht që kur Pep Guardiola u largua dhe Enzo Maresca erdhi. “Citizens” e nisën vitin mirë, por rezultatet kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit. Liga Premier mund të vendosë sanksione ndaj klubit pasi i shpalli fajtorë për më shumë se 100 shkelje financiare.

Me të ardhmen e Cityt ende të pasigurt, e njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e tyre më të mirë, Haaland para së gjithash. Norvegjezi ka shënuar tashmë nëntë gola në nëntë xhirot e para të Ligës Premier dhe është nën kontratë deri në vitin 2034, por babai i tij, Alf-Inge, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij.

“Mendoj se duhet të presim rezultatin e apelit. Mund të përfundojë shpejt, megjithëse ka tifozë, klube rivale dhe, mbi të gjitha, gazetarë që po e synojnë Cityn tani. Pra, thjesht duhet të presim dhe të shohim se cili do të jetë rezultati i apelit”, ka thënë fillimisht babai i Haalandit.

“City beson se ka prova të forta për të vërtetuar pafajësinë e tyre dhe mendoj se është më mirë të presim që të merret ky vendim. Erling po mendon vetëm të luajë sa më shumë futboll të jetë e mundur dhe është i përqendruar në këtë. Mendoj se jemi kryesisht ne, jashtë fushës, që mendojmë pak më shumë për këtë”, përfundoi Alf-Inge.

Nëse City do të largohet nga kategoria, pasi rrezikon gjithashtu rënien nga kategoria, Haaland do të tërhiqte interes nga të gjitha anët. Ai do të zgjidhte klubin e tij të ardhshëm, por pak veta mund ta përballonin blerjen e tij dhe të paguanin pagën e tij astronomike.

Në këtë rast, Real Madridi do të ishte në pozicionin më të mirë. Ata e kanë kërkuar atë për njëfarë kohe dhe kanë një boshllëk në pozicionin numër 9. Krahas Kylian Mbappes, Haaland mund të formojë një nga partneritetet më të forta sulmuese të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.