Real Madridi e ka nisur seancën e sotme stërvitore me një minutë heshtje, në nderim të futbollistit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda, i cili ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare.
Ky gjest simbolik vjen pas lajmit të trishtë për vdekjen e futbollistit spanjoll, të konfirmuar zyrtarisht nga klubi i tij, CD Tenerife.
De Miguel ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndaj Andorrës.
Me këtë minutë heshtjeje, Real Madridi iu bashkua homazheve për futbollistin, duke shprehur respektin dhe solidaritetin në këto momente të vështira.
Burimi: lajmi.net ↗

